Krasniqi i reagon Kurtit: Paratë e pista janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi kritika për qeverinë: E kanë shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarë i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejonë një pozicion të udhëqehur nga një ushtrues detyre më shume se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për 2 orë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se kjo qeveri e ka ”shkel kushtetutën disa herë, qerrpiku nuk ju trembet”.


Krasniqi: S’ka investime të huaja në Kosovë të vetemet invesitime janë nga diaspora

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur më pak investime të huaja.

Sipas tij, të vetmet investime të huaja janë nga bashkatdhetarët tanë.

”Bizneseve private do ia heqim lakun nga fyti. Problemi esencial është se kemi një parti politike e lider, që esencalisht në bindje të veta është  antikaptialst që është mosbesuse ndaj sektorit privat që nuk mendon se ndermarsia private i jep zhvillim ekonomik vendit”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se ”s’ka investime të huaja në Kosovë të vetemet invesitime janë diaspora investime kur s’kanë qenë më të vogla”.


 

Krasniqi: E turpshme me ju thonë qytetarëve ju kemi rrit pagat për 6 euro

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti nuk dinë me i rrit pagat, dhe sipas tij është e turpshme me ju thonë qytetarëve që pagat janë rritur për 6 euro.

”Hamza ka qene dy herë që ka rritur pagat në kuptimin substancial, kjo qeveri mund të thotë që ka rrit pagat siç u tha për 6 euro para disa javesh e turpshme me ju thone qytetrave ju kemi rritur pagën për 6 euro kur ne kemi pasur një infalcion në shporten e konsumit bazë” tha Krasniqi.


Krasniqi: Mandati i kësaj qeverie një mundësi e humbur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se mandati i qeverisë Kurti ka qenë  një mundësi e humbur, pasi që s’ka trajtuar tema që preokupojnë familjen.

”Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë”, tha Krasnqi.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për e  për postin e kreyministrit ka bërë zgjidhjen e duhur.

”PDK-ja ka kërkuar që të ketë zgjedhje të parakohshme sepse kemi konsideruar se vendi është në një drejtim të gabuar dhe çdo ditë në këtë qeverisje, është ditë e humbur për qytetarët tanë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK, teksa ka shtuar se është kandidaturë ndryshe nga ato që janë në skenën politike.

”Bedri Hamza është nominuar nga unë, ka marrë mbeshtetjen  e të gjithëve, mbështetjen time dhe është kandidati më i duhur dhe i përgaditur për kontesktisn aktual në të cilin gjendet vendi jonë. Qyetarët janë hequr nga fotogrfia e pergjithshme e vendimarrjes dhe diskutimit, Hamza është kanditait i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>