Ish-deputeti gjerman kritikon QUINT-in: Kanë qasje të gabuar ndaj Kosovës

Ish-deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore.

Butikofer ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në platformën X, fjalimin në Forumin e Varshavës me temën ‘Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës & Integrimi Evropian’.

Butikofer ka cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se ishte hap i mirë ftesa ndaj kryeministrit Kurti në këtë Forum.

“Ftesa për Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Butikofer./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>