Investigimi për paktin e refugjatëve/ Rama telefonon drejtorin e RAI-t dhe tregon detaje: Ishte bisedë e qetë, jam skandalizuar nga…

Publikimi i investigimit nga emisioni Report në RA3 (Televizioni shtetëror i Italisë), lidhur me prapaskenat e paktit të refugjatëve Rama-Meloni ka shqetësuar qeverinë. “Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini”, shkroi sot në mëngjes e përditshmja italiane La Repubblica.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai (Corsini) duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” vijon artikulli i gazetës italiane.

Ndërkohë, vetë kryeministri Rama ka pranuar se fillimisht kishte dërguar një kërkesë për të bisedë me Corsinin, por shton se e ka telefonuar atë pasi La Repubblica, sipas tij, publikoi një lajm të gënjeshtërt duke pretenduar një telefonatë të pazhvilluar. Në një reagim, kreu i qeverisë shqiptare deklaron se investigimi i “Report” ishte shpifje skandaloze dhe me qëllim për të bërë pis vendin.

Rama sqaron gjithashtu se Engjëll Agaçi do të padisë për shpifje emisionin “Report” të RAI 3 të gazetarit Giorgio Mottola.

“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij.

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë”.


Emisioni italian bënte të ditur se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në investigimin e tij, gazetari Giorgio Mottola raporton se “Agaçi është njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit”.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi reagoi pasi investigimi u transmetua nga RAI3, duke paralajmëruar “padi për shpifje kundër programit në televizionin shtetëror italiane”, pasi po i dëmton reputacionin.

Ai thotë se burimet para se të publikohen duhet të verifikohen, ndërsa thekson se prej 10 vitesh e ka lënë detyrën e tij ligjore.

“Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka reaguar Agaçi.

Emisioni Report ne Rai 3 denoncoi gjithashtu se Agaçi ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.

Reportazhi i RAI-t ka bërë jo pak bujë në Itali por dhe në Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë fsheh interesa.

Lajmet Investigimi për paktin e refugjatëve/ Rama telefonon drejtorin e RAI-t dhe tregon detaje: Ishte bisedë e qetë, jam skandalizuar nga… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>