FOTOLAJM/ Stadiumi i Dortmundit i “ngjyrosur” kuqezi
![fotolajm/-stadiumi-i-dortmundit-i-“ngjyrosur”-kuqezi](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/06/111762-fotolajm-stadiumi-i-dortmundit-i-ngjyrosur-kuqezi.jpeg)
Atmosferë elektrizuese në stadium, tifozët “Kuq e Zi mbizotërojnë në Signal Iduna Park. Ata janë më shumë se tifozët e kombëtares italiane.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/51dce695-309e-406a-95b4-c06430ec12d7-1024x682.jpeg)
Shqiptarët e mbledhur nga vende të ndryshme të Europës ku jetojnë e punojnë, por kanë udhëtuar edhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/ee73018f-760d-4d03-b9db-64e0e028ba68-1024x682.jpeg)
Në këtë mënyrë konfirmohet ajo ç’ka është folur në media këto ditë. Shqipëria padiskutim që do fitojë duelin në shkallët e stadiumit, pavarësisht se çfarë ndodh në fushën e blertë.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/IMG_1372-1024x576.jpeg)
Vlen të theksohet se Shqipëria i shënoi Italisë golin më të shpejtë të Europianit, vetëm pas 27 sekonda lojë. Bajrami “bombardoi” portën e Donnarummës me të djathtën duke shtangur gardianin italian.
Lajmet FOTOLAJM/ Stadiumi i Dortmundit i “ngjyrosur” kuqezi >> Rahoveci INFO.