FOTO / Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane
![foto-/-tre-oficere-te-fsk-se-diplomojne-ne-kolegjin-cgsc-te-ushtrise-amerikane](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/06/111752-foto-tre-oficere-te-fsk-se-diplomojne-ne-kolegjin-cgsc-te-ushtrise-amerikane.jpg)
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë amerikane.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/image-227-1024x683.png)
CSGS ndodhet në një nga bazat ushtarake më të mëdha amerikan në Evropë – Grafenwohr të Gjermanisë.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/image-228-1024x683.png)
Kursi kishte për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në Facebook.
![](https://Rahoveci INFO/app/uploads/2024/06/image-229-1024x683.png)
Njoftimi i plotë:
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC)
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve intensive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një nga bazat ushtarake më të mëdha në Evropë të ShBA, Grafenwohr – Gjermani. Ky kurs ka për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik.
Lajmet FOTO / Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane >> Rahoveci INFO.