Ekonomi & Bujqësi

Pacolli: Kosova po rrit rolin diplomatik në mbrojtjen globale të mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Ujit në si dëshmi të rritjes së peshës diplomatike të vendit në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, prania e Kosovës krah liderëve globalë në këtë forum tregon se po konsolidohet si faktor i rëndësishëm në diskutimet për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Pacolli theksoi se për Kosovën, ujërat përbëjnë jo vetëm burim natyror, por edhe aset të sigurisë kombëtare. Ajo nënvizoi se forumi shërben si një platformë e rëndësishme për integrimin e ekspertizës dhe teknologjisë së vendeve të zhvilluara në reformat për mbrojtjen e lumenjve dhe ekosistemeve.

“Zëri i Kosovës tashmë ka marrë vendin e merituar në forumet ku vendoset e ardhmja e mjedisit,” ka deklaruar ministrja Pacolli.

Në fund, ajo ka falënderuar Ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, , për ftesën dhe vlerësimin e treguar ndaj Kosovës.

The post Pacolli: Kosova po rrit rolin diplomatik në mbrojtjen globale të mjedisit appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!