Ekonomi & Bujqësi

Nisin punimet për sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Klinë–Gurrakoc, investim mbi 373 mijë euro

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me vlerë prej 373 mijë e 614 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, i cili tha se fillimi i punimeve vjen pas një pune intensive dhe koordinimi me administratën.

Sipas Bashës, projekti synon sanimin e rrëshqitjes së dheut, stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

“Ky projekt do të mundësojë sanimin e rrëshqitjes së dheut, stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit për të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë segment rrugor”, ka deklaruar ai.

Ministri ka theksuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë rritjen e sigurisë, mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e cilësisë së rrjetit rrugor në të gjithë vendin.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!