Ekonomi & Bujqësi

Mbi 405 mijë fëmijë përfituan shtesa në prill 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026, ku rezulton se numri më i madh i përfituesve ishte nga skema e shtesave për fëmijë.

Sipas të dhënave, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka arritur në mbi 14.7 milionë euro.
Në kategorinë e pensioneve bazike të moshës janë regjistruar 164 mijë e 187 përfitues, me pagesa që kapin shumën prej mbi 25.9 milionë euro. Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës kanë përfshirë 48 mijë e 76 përfitues, me mbi 11.7 milionë euro të paguara.

Sipas të dhënave të muajit prill 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë fokus mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë sociale.
Po ashtu, nga skema e veteranëve kanë përfituar mbi 39 mijë persona, ndërsa nga skema e ndihmës sociale mbi 15 mijë familje. Raporti përfshin edhe kategori të tjera si pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, si dhe skemat për personat me aftësi të kufizuara

The post Mbi 405 mijë fëmijë përfituan shtesa në prill 2026 appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!