Ekonomi & Bujqësi

ATK pret delegacion nga Bosnja për bashkëpunim tatimor dhe digjitalizim

Administrata Tatimore e Kosovës ka pritur një delegacion nga Administrata Tatimore e Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e administrimit tatimor.

Delegacioni u prit nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina përbëhej nga Admir Omerbašić, ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Tatimore të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabahudin Ibrahimagiq dhe Muamer Dautbegoviq.

“Gjatë takimeve u prezantuan praktikat dhe përvojat institucionale të secilës administratë, me fokus në avancimin e proceseve tatimore, rritjen e efikasitetit operativ dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në administrimin tatimor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, të dy palët prezantuan praktikat dhe përvojat institucionale me fokus në avancimin e proceseve tatimore, rritjen e efikasitetit operativ dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
ATK vlerësoi se vizita paraqet një mundësi të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tatimore të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe për identifikimin e praktikave më të mira në administrimin tatimor dhe transformimin digjital.

The post ATK pret delegacion nga Bosnja për bashkëpunim tatimor dhe digjitalizim appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!