Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Si të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024, në orën 18.00 me orën shqiptare.

Të gjithë ata që kanë aplikuar, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.

Gjithashtu, ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number (kodin e verifikimit), i cili duhet të fillojë me 2025. Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane, dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

Që nga 2005, më shumë se 230 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Lajmet Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Si të shikoni nëse jeni fitues >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>