Megaoperacioni i SPAK, zbardhet një nga ngjarjet/ Durim Bami donte të ekzekutonte Mariglen Hakën, i vrau hallën. I vëllai Valteri e dërgoi në spital

Një nga ngjarjet që tronditi zonën e Fshatit Zezë në Fushë-Krujë, është ajo e vrasjes së 50-vjeçares Shpresa Basha, e cila ishte halla e një eksponenti të botës së krimit, Mariglen Haka.

Për këtë ngjarje SPAK, thotë se ka zbuluar rolin e Durim Bamit në sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjen, ndërkohë persona të tjerë kanë marrë pjesë në finalizimin e atentatit kundër Mariglen Hakës, por në fakt fatkeqësisht në këtë ngjarje të rëndë mbeti e vrarë një njeri i pafajshëm, siç ishte Shpresa Basha.

Deri në këtë fazë të hetimit është zbuluar Durim Bami si njeriu që ka siguruar kushtet për të vrarë Mariglen Hakën, por ende nuk dihen personat që kanë marrë pjesë në këtë vrasje. Dyshimet janë se në këtë ngjarje të rëndë, kanë marë pjesë disa persona mes të cilëve dhe Gentjan Bejtja dhe Naim Stafuka.

Dy vite pas kësaj ngjarje në 8 qershor 2022 Mariglen Haka i shpëtoi një atentati të dytë në zonën e Niklës. Autori po udhëtonte në këmbë ndërsa Mariglen Haka ishte në makinë.

Plumbi e ka prekur në fytyrë, por nuk ka mundur t’i marrë jetën.

Tentativa për të vrarë në 2019 Mariglen Hakën ka ndodhur në fshatin Zezë të Fushë Krujës.

Viktima e ngjarjes ishte Shpresa Basha 50 vjeç, ndërsa i plagosuri Mariglen Haka 28 vjeç, personazh i njohur ky për lidhje të dyshuara kriminale.

Atentati ndodhi pranë shtëpisë së Hakës, ku ndodhej edhe halla e 28-vjeçarit. Ata u qëlluan me breshëri arme zjarri.

Për pasojë, hallë e nip mbetën të plagosur rëndë. Ata u sollën me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ishte vëllai i Durim Bamit, Valter Bami, ai që i solli në spital.

Por Shpresa Basha ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pak pas mesnatës.

Policia në një njoftim të shkurtër, tha në të kohë se po hetonte për të zbuluar shkaqet dhe autorët. Ndërsa burime, thonë se pistat kryesore për atentatin po shtrihen mbi të shkuarën e 28-vjeçarit dhe përplasjen mes grupeve kriminale.

Mariglen Haka qenë i arrestuar në 2018 në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, pikërisht personi që e dërgoi në Spital. Në 13 qershor 2011 Mariglen Haka është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut.

Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004.

Lajmet Megaoperacioni i SPAK, zbardhet një nga ngjarjet/ Durim Bami donte të ekzekutonte Mariglen Hakën, i vrau hallën. I vëllai Valteri e dërgoi në spital >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>