Analisti: Ilir Meta kërkon “kokën” e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet politike brenda Partisë së Lirisë, po ashtu edhe sjelljen, siç e ka quajtur ai të paqartë të Ilir Metës.

Në emisionin “Top Story” në Top Channel, Mërtiri tha se konflikti në Partinë e Lirisë ka arritur në pikën e “konsumit” që tashmë kërkon “kokën” e Ilir Metës apo të Monika Kryemadhit.

Ai tha se me sjelljet e tij, Meta tregon se është i paqartë, “ka humbur busullën” ose ka një problem më të madh. Teksa tha se Meta kërkon kokën e Kryemadhit, Mërtiri bëri edhe një lapsus, duke e quajtur atë si ish-bashkëshorten e Metës.

“Konflikt ka gjithmonë në një parti politike, por kur shfaqet publikisht, nis konsumimi i konfliktit, dhe do të kërkohen koka. Dy kokat këtu janë Meta dhe Kryemadhi, dhe po kërkohet koka e Kryemadhit. Ish-bashkëshortja e Metës. Lapsus fjordian, bashkëshortja!

Nuk besoj që është 100% biznes familjar, por në një masë të konsiderueshme është. Nga ana tjetër, Ilir Meta ka 2 vjet që i ka ndërruar emrin dhe e ka vetë partinë. Si mund t’ja vësh fajin dikujt tjetër kur dy vjet e ke patur vetë?

Ka oscilacione të pakuptueshme, nuk i shkon Berishës në protestë, befas thotë do i shkoj te ballkoni. Të gjitha këto tregojnë që nuk është i qartë, që do të thotë ose Meta fsheh diçka tjetër, ose ka humbur busullën dhe nuk di çfarë të bëjë. Njëherë zhduket nga ekrani, pastaj mbyt ekranin me shfaqjet e tij”.

Lajmet Analisti: Ilir Meta kërkon “kokën” e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>