Aksident i rëndë, motoçiklisti godet një veturë pastaj një shtyllë të hekurt

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Prizren.

Policia njofton se një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ka goditur një automjet, pastaj një shtyllë të hekurt elektrike.

“Rr. Nexhat Fanaj, Prizren 04.10.2024-09:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike”, thuhet në njoftim.

Policia ka shtuar tutje se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>