Moisiu: Sulmi në Banjskë u organizuara nga Beogradi
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë.
Ai gjatë konferencës së Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar ka dëshmuar se Serbia synon destabilizimin e rajonit.
“Ende situatat nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, vihet re se kohë pas kohe në disa raste ka pasur përkeqësime shqetësuese siç ishte sulmi në Banjskë. Të cilat dihet botërisht se janë të organizuara nga Beogradi. Kohët e fundit, presidenti Vuçiq duke rihapur pas asnjë lloj droje duke thanë porosi të reja për serbët e veriut duke vendosur kushte. Disa prej tyre janë të çuditshme, siç është rikthimi serbëve në institucione sikur ata i largoi qeveria e Kosovës pa përmendur fare pse ata janë larguar…Situata është përkeqësuar nga ultimatumi i 4 shtatorit dhe kjo ndodh në kohën kur të gjithë thoshin që të zbatohen ato që janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër. Është krijuar përshtypja se në këtë situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme më shumë janë interesuar të tjerët për stabilitet sesa ne ballkanasit”, tha ai.
Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtarë që të kthejnë sytë nga Lugina e Preshevës, që sipas tij, janë lënë në harresë.
“Populli si shqiptarët dhe ashtu dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Politika duhet të ndihmojë dhe jo të helmojë….E kemi për detyrë të bëjmë drejtësi për të gjithë. Kjo duhet të bëhet nëse vërtet mendojmë për paqe dhe mirëkuptim mes dy popujve. BE duhet t’i kthejë sytë dhe më rreptë nga ky rajon (Lugina e Preshevës) që është lënë në harresë”, tha ai.