SPORTI

Presidentja Shiroka – Pula viziton “Dardanët” para ndeshjes me Izraelin

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka uruar futbollistëve të Kombëtares suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ndaj Irlandës në udhëtim.

Shiroka Pula e ka vizituar sot ekipin kombëtar në kampin e grumbullimit në hotelin “Emerald”, ku është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, futbollistët dhe stafi i Kombëtares.

Ajo ka përshëndetur në mënyrë të veçantë edhe tre futbollistët që për herë të parë janë ftuar në Kombëtare.

Shiroka Pula ka shprehur kënaqësinë për takimin me Dardanët, të cilët i ka falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo i ka cilësuar futbollistët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar se me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi.

“Me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi”, ka thënë e para e vendit.

Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Presidenten për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore.

Ndërkaq, në fund të vizitës, Ademi, i ka dhuruar Presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore

Related Articles

Back to top button
error: JO !!