NACIONALE

Kurti priti delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi se për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

Temat e diskutuara

Krahas bashkëpunimit dhe rrugës përpara, në takim u diskutua për: përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik; situatën e sigurisë në vend dhe në rajon; ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës; aftësimin profesional të ushtarakëve, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. /KosovaNews/

Related Articles

Back to top button
error: JO !!