NACIONALE

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Lajmin e bëri të ditur Zyra e Presidentes, sipas së cilës Presidentja Shiroka-Pula e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Fushat e bashkëpunimit

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në: sigurinë, mbrojtjen, zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Partneriteti strategjik

Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. /KosovaNews/

Related Articles

Back to top button
error: JO !!