NACIONALE

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25 tetor të votojnë Koalicionin Shqiptar me numër 17, për të forcuar përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka theksuar se përfaqësimi sa më i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është i domosdoshëm, përballë asaj që ajo e cilëson si diskriminim sistematik dhe mohim të të drejtave të tyre.

“Përballë diskriminimit sistematik, mohimit të të drejtave dhe padrejtësive të vazhdueshme nga shteti serb, përfaqësimi sa më i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është domosdoshmëri”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes së institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Gërvalla u ka bërë thirrje shqiptarëve, nga Lugina deri në mërgatë, që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke vlerësuar se pjesëmarrja më e madhe mund të forcojë zërin dhe përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!