Mbi 437 mijë euro për ndërtimin e rrugës unazore në Junik, punimet po vazhdojnë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të rrugës unazore në Junik.
Sipas njoftimit, projekti financohet plotësisht nga qeveria e Kurtit dhe ka vlerën mbi 437 mijë euro. Ai po realizohet në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit me Komunën e Junikut.
“Qeveria e Kurtit e financon plotësisht këtë projekt me vlerë mbi 437 mijë euro, kjo në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit me Komunën e Junikut.
Projekti përfshin gërmimet, punët e betonit, ndërtimin e kanaleve dhe vendosjen e gypave, asfaltimin, ujëmbledhësit, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, si edhe instalimet elektrike, përfshirë ndriçimin sipas standardeve evropiane.
Angazhimi ynë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve vazhdon”, thuhet në njoftimine ministrisë.



