Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite komisionet parlamentare
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot, në orën 11:00, mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, si dhe shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pasi ishin zgjedhur nënkryetarët e tjerë, ndërsa posti që i takon PDK-së kishte mbetur i paplotësuar.
Çështja e konstituimit të Kuvendit është trajtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka konstatuar se procesi ka përfunduar pas afatit të përcaktuar me Kushtetutë.
Megjithatë, Gjykata ka kërkuar vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit të dytë, duke e lënë të hapur këtë çështje institucionale.
Vendimi i Kushtetueses lidhet edhe me afatet për formimin e institucioneve të reja.
Sipas Gjykatës, nga kalimi i afatit për konstituimin e Kuvendit kanë filluar të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rast se posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë..
Gjykata ka bërë të ditur se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, procedurat kushtetuese parashohin shpërndarjen e Kuvendit dhe vendin e presin zgjedhje të reja.
The post Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite komisionet parlamentare first appeared on KosovaNews.



