NACIONALE
Konjufca takon në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Xhibutit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar në Nju Jork me ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Abdoulkader Houssein Omar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Konjufca bëri të ditur se në takim është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Xhibutit, zgjerimin e bashkëpunimit praktik dhe koordinimin më të afërt në forumet shumëpalëshe.
Ai ka shkruar në X se Kosova e vlerëson partneritetin me Xhibutin dhe se palët synojnë ta thellojnë më tej bashkëpunimin.
The post Konjufca takon në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Xhibutit first appeared on KosovaNews.
FM Abdoulkader Houssein Omar.



