NACIONALE

Kurti takon homologun kroat, diskutojnë edhe për vendimin e Speciales

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në takim, Kurti dhe Plenkovic adresuan çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, bashkë me ato të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës

“Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, theksova asimetrinë e padrejtë të përgjegjësisë për luftën. Diskutuam gjithashtu çështjen e personave të zhdukur dhe varrezat masive të zbuluara së fundmi në Kosovë, si dhe vështirësitë e shkaktuara nga moshapja e arkivave nga ana e Serbisë” shkroi Kurti.

Kryeministri gjithashtu përshëndeti lirimin e Bajram Bajramit, i cili ishte ndaluar padrejtësisht pikërisht në Kroaci.

The post Kurti takon homologun kroat, diskutojnë edhe për vendimin e Speciales first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!