NACIONALE

E kërcënoi ministren Gërvalla, dërgohet në paraburgim një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kërcënim ndaj ministres, Donika Gërvalla.

32 vjeçari, përmes një postim të publikuar në Facebook, ka kanosur nga profili i tij në Facebook.
Postimi i referohej Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit me fjalët për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare dhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në sqarimin e Policisë. /Indeksonline/

The post E kërcënoi ministren Gërvalla, dërgohet në paraburgim një person first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!