NACIONALE
Kurti për propozimin për kryeparlamentar: Nesër do të jemi në Kuvend
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për nesër.
I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendit, Kurti është përgjigjur shkurt:
“Nesër e kanë thirr seancën e Kuvendit, ne do të jemi aty”, ka thënë ai.
Kurti nuk ka dhënë detaje nëse në seancën e nesërme do të bëhet një propozim konkret për postin e kryetarit të Kuvendit
The post Kurti për propozimin për kryeparlamentar: Nesër do të jemi në Kuvend first appeared on KosovaNews.



