NACIONALE

Abdixhiku: Nuk i kemi numrat për zgjedhjen e presidentit, përpjekjet do të vazhdojnë

Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit Kurti nuk është deklaruar për media.

Derisa i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, veçanërisht pas vendimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Abdixhiku e ka cilësuar takimin si një njoftim të rregullt ndërmjet dy liderëve politikë për zhvillimet në partitë e tyre.

“Është njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai nuk është ndalur gjatë te vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së që të mos votojnë për Sejdiun.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet me Kurtin, Abdixhiku ka thënë se përpjekjet do të vazhdojnë, por ka vlerësuar se aktualisht nuk ekzistojnë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Përpjekje do të ketë, por numrat për momentin nuk janë për të zgjedhur presidentin e vendit”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Ndërkohë, sa i përket mundësisë së takimeve me partitë e tjera politike, Abdixhiku ka thënë se një proces i tillë do të ishte i mirëseardhur. Megjithatë, sipas tij, partitë e tjera janë distancuar nga përpjekjet për të zhvilluar takime të tilla.

The post Abdixhiku: Nuk i kemi numrat për zgjedhjen e presidentit, përpjekjet do të vazhdojnë first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!