NACIONALE

Konjufca pret Palatovën në takimin lamtumirës, në fokus integrimi në BE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Palatovën për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në fund, zëvendëskryeministri Konjufca i ka uruar Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

The post Konjufca pret Palatovën në takimin lamtumirës, në fokus integrimi në BE first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!