NACIONALE

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Partitë më të mëdha opozitare nuk pritet të bëjnë ndryshime në drejtimin e grupeve të tyre parlamentare, duke zgjedhur të ruajnë të njëjtën përfaqësim si në legjislaturën e kaluar.

Sipas vendeve ku janë ulur, PDK-ja pritet të vazhdojë me Arian Tahirin në krye të grupit parlamentar, LDK-ja me Jehona Lushakun, ndërsa Aleanca me Besnik Tahirin.

Kështu, tri partitë opozitare pritet të hyjnë në legjislaturën e re parlamentare pa ndryshime në udhëheqjen e grupeve të tyre parlamentare, duke ruajtur kontinuitetin në përfaqësimin dhe koordinimin e punës së deputetëve në kuvend.

Nga ana tjetër, Arbërie Nagavci ishte shefe e GP të Vetëvendosjes në legjislaturën X

Related Articles

Back to top button
error: JO !!