NACIONALE

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

Rezultati i përditësuar në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka ndryshuar sërish ndarjen e mandateve në Kuvend.

Fillimisht, pas procesimit të një vendvotimi nga votat me postë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mori mandatin e 23-të, duke ia zbritur një ulëse Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kaloi nga 52 në 51 mandate.

Por, pas përditësimit të radhës ne prej 20:00, në platformën e KQZ-së, mandati i është kthyer sërish Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tashmë figuron me 52 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate.
Ndryshimet në numrin e ulëseve vijnë si rezultat i procesimit gradual të votave dhe përditësimeve të rezultateve nga KQZ-ja.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!