Von der Leyen i bën thirrje Shkupit që të ndryshohet kushtetuta

Qëllimi i BE-së është që sa më shpejtë që është e mundur të hapet klasteri i parë i negociatave me Maqedoninë. Kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen në Shkup tha se për të ndodhur kjo, duhet të plotësohen detyrat, përkatësisht të punohet në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Thuajse jemi atje, e dimë se këtu janë ndryshmet kushtetuese që shteti juaj u obligua për t’i realizuar dhe siç thatë, tani na duhen përpjekje të përbashkëta, bashkëpunim dhe dialog – shpresoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen për të marrë një hap vendimtar dhe jam e bindur siç jeni edhe ju se mund të tejkalohen pengesat që ende janë këtu”, tha Ursula von der Lejen.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se rruga drejt BE-së duhet të vazhdohet por pa kërkesa që janë kundër vlerave europiane.

“Presim që BE bashkë me ne të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për ta vazhduar rrugën tonë eurointegrues”, tha Hristijna Mickoski.

As Von der Lejen as Mickoski nuk u përgjigjën konkretisht nëse ka përkrahje ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim. Përkatësisht, Kushtetuta të ndryshohet tani, por ndryshimet të vlejnë pasi vendi t’i mbarojë negociatat.

“Kryetarja ishte shumë e qartë dhe precize në konferencën për shtyp, duhet të punojmë, të punojmë me zell që ta arrijmë qëllimin”, deklaroi Mickoski.

“Për mua është e rëndësishme që të mos shohim në të kaluarën, por drejt ardhmërisë”, u shpreh Von der Lejen.

Kryetarja e KE-së theksoi se zgjerimi me vendet e rajonit mbetet prioritet i BE-së për pesë vitet e ardhshme. Ajo është për vizitë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të planit për rritje dhe agjendës së reformave. Maqedonisë nga ky plan i takojnë 750 milionë euro nëse shteti i zbaton reformat.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>