Lajçak për takimin në Bruksel: Ramë dakord për hapat e ardhshëm
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalë me njoftim për takimin trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin,.
Lajçak ka thënë se është biseduar për zbatimin e aneksit të Ohrit, duke shtuar se nuk ka filluar të zbatohet akoma në subtancë.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në substancë. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.
Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels today. We spoke about the implementation of the Ohrid Agreement, which is yet to start on substance. We also discussed a number of important issues stemming from past agreements and agreed on next steps. pic.twitter.com/ZOpMwjfa1H
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 24, 2024