Abdixhiku: Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në liqenin e Badocit, bashkëndjej me familjet e të rinjve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit.

Abdixhiku u ka shprehur ngusahëllim familjarëve.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën jetën në këtë aksident. Nuk ka fjalë për të lehtësuar dhimbjen e tyre dhe asnjë ngushëllim që mund të mbushë boshllëkun që ata ndjejnë tani”, citon LDK-ja fjalët e Abdixhikut.

“Sot, ne qëndrojmë me familjet dhe lutemi të gjejnë forcë në këto momente të rënda, ndërsa të rinjtë që i humbëm le të pushojnë në paqe!”.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>