Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 22-vjeçari nga Zhilivoda e Vushtrrisë
Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij, në Zhilivodë të Vushtrrisë.
Kjo u bë e ditur nga Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.
Ai ka thënë se rreth orës 10:00 të mëngjesit ishin njoftuar se i riu ishte goditur dhe më pas rreth orës 11:23 u njoftuan nga Emergjenca se i njëjti kishte ndërruar jetë.