Kurti: Lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbin jetën mbrëmë në aksidentin në liqenin e Badocit.
Kurti ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes me shpejtësinë.
“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta, lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media