Pollozhani thyen heshtjen si trajner i Ballkanit

Pas ikjes së Ilir Dajës, skuadra e Ballkanit iu besua Artim Pollozhanit, trajner i cili kishte qenë edhe ndihmës trajneri i Dajës. Edhe pse janë vetëm javët e para, nën drejtimin e Pollozhanit, Ballkani ka treguar seriozitet maksimal dhe ecuri pozitive duke dhënë kështu sinjale se do të jetë sërish kandidat për titullin e kampionit të Kosovës.

Pollozhani ka folur për herë të parë si trajner i Ballkanit ku ka pranuar se presioni mbi atë është mjaftë i madh duke ditur sukseset e arritura nga paraardhësi i tij, Ilir Daja.

“Sigurisht që është e vështirë, por që dikush duhej ta merrte. Nuk diskutohen sukseset e Ilir Dajës dhe të Ballkanit. Si klub ka funksionuar jashtëzakonisht mirë me dy herë pjesëmarrje në kupat e Evropës, por që pozitive tek kjo gjë ishte se unë kam qenë këtu me Ilir Dajën ndihmës trajner dhe ambientin e njoh, shumicën e lojtarëve këtu i njoh, kështu që është e vështirë, presioni është i madh sepse duhet gjithmonë rezultate pozitive por që besoj që me kalimin e kohës akoma më shumë do adaptohem unë te grupi dhe grupi te unë”, tha fillimisht Pollozhani.

Ai nuk e ka fshehur aspak objektivin e madh që Ballkani të shpallet sërish kampion i Kosovës, por ka pranuar se gara është jashtëzakonisht e vështirë.

“Sigurisht se do të jetë sezon i vështirë, mos të harrojmë që edhe vjet edhe parvjet ka qenë e vështirë, në xhirot e fundit është vendosur për titullin kampion. Sigurisht që ka ekipe, pa përmendur emra, sepse mund të ketë ndonjë surprizë dhe po të mos e përmendim është mungesë etike, kështu që ka ekipe që kanë investuar, ka ekipe që kanë grupin që nuk iu ka lëvizur, kanë bërë një ose dy lëvizje. Është garë e fortë, por shpresoj që në fund të dalim kampion ne”, tha më tutje Pollozhani.

Pengesa e radhës e Ballkanit në kampionat është Llapi, skuadër me të cilën do të ballafaqohen të dielën, ku vlerësimi i Pollozhanit për skuadrës e Tahir Batatinës është mjaftë i lartë.

“Është një ndeshje e rëndësishme, si për ne edhe për Llapin. Ne do shohim rrugëtimin tonë pasi vijmë nga një ndeshje pozitive kundër Ferizajt ku pqër mendimin tim kemi zhvilluar një ndeshje të mirë…Kemi disa mungesa që mund edhe të mos jenë në ndeshjen me Llapin, është shumë e rëndësishme për vazhdueshmërinë sepse pas kësaj ndeshje ka pushim për kombëtaren…Shpresoj në rezultat pozitiv dhe sigurisht që rezultati pozitiv është fitorja”, deklaroi Pollozhani.

Për sfidën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ka folur edhe portieri i Ballkani Enea Koliqi. Ai ka thënë se në fushë do të ketë një luftë të vërtetë për fitore.

“Do të jetë një sfidë shumë interesante, e luftuar nga të dy ekipet. Llapi është një nga ekipet pretendente besoj për titullin kampion këtë vit, shpresoj të shohim një ndeshje shumë të bukur dhe shpresoj të dalim me pikë të plota nga kjo sfidë që besoj do të jetë shumë e vështirë”, theksoi Koliqi.

Ndërsa, mbrojtësi Bajram Jashanica ndeshjen me Llapin e ka quajtur si “sfidë të bukur”.

“Llapi ka qenë në këto vitet e fundit pretendent për titull deri në fund të kampionatit, është ndeshje e vështirë. Do të përgatitemi gjatë gjithë javës, siç kemi bërë dy ditë përpara edhe sot dhe deri të dielën. Besoj që do të jetë një ndeshje e bukur, është fillimi i kampionatit akoma nuk e dimë se çfarë do të sjellë vazhdimësia, por do të përgatitemi maksimalisht që të vazhdojmë me seri pozitive siç e kemi bërë me Ferizajn”, tha Jashanica.

Ndryshe, Ballkani dhe Llapi kanë nga 13 pikë në tabelë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa ndeshen të dielën me fillim nga ora 15:00./kp

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>