Tirana përballet me reshjet e dendura të shiut, “paralizohet” qarkullimi në rrugët kryesore

Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë sot pjesën më të madhe të vendit, edhe në Tiranë situate është shoqëruar me problematika.

Mësohet se akset më të rëndësishme të kryeqytetit janë përballur me trafik të rënduar si pasojë e shiut.

Në zonën e Fabrikës së Miellit raportohet një situatë më e vështirë me trafikun, ndërsa bllokime janë konstatuar edhe në rrugën e Kavajës.

Për të ardhur në ndihmë, efektivë të shumtë të policisë rrugore janë përpjekur të asistojnë në pakësimin e trafikut.

Gjithashtu vonesa të shumta janë raportuar edhe sa i përket transportit urban, me qytetarë të shumtë që kanë hasur vështirësi.

Lajmet Tirana përballet me reshjet e dendura të shiut, “paralizohet” qarkullimi në rrugët kryesore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>