Italia shënon edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë, përmbys rezultatin Barella
![italia-shenon-edhe-golin-e-dyte-ndaj-shqiperise,-permbys-rezultatin-barella](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/06/111746-italia-shenon-edhe-golin-e-dyte-ndaj-shqiperise-permbys-rezultatin-barella.jpeg)
Italia ka përmbysur shifrat përballë Shqipërisë në Dortmund.
Barella çoi shifrat në 2:1 pas një goditje të fortë nga jashtë zone. Strakosha nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Festa e italianëve.
Nedim Bajrami shënoi i pari për kuqezinjtë në sekondat e para të sfidës duke shtangur “azurrët”.
Ata u kundërpërgjigjën në minutën e 11 me Bastonin duke ekuilibruar shifrat. Italianët morën kontrollin e lojës duke gjetur edhe golin e epërsisë.
Lajmet Italia shënon edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë, përmbys rezultatin Barella >> Rahoveci INFO.