Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan për “Vidovdan”, Policia i kontrollon në hyrje
Qytetarët e komunitetit serb sot pritet që të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, apo e njohur ndryshe si Beteja e Kosovës e vitit 1389.
Thuajse çdo vit serbët janë mbledhur në vendin e njohur si Gazimestan në afërsi të Obiliqit, ndërsa vitin e kaluar atyre nuk iu lejua që të shënonin këtë ditë aty .
Në vitin 2023, serbët ishin mbledhur në Graçanicë, saktësisht tek Manastiri.
Kurse sot serbët veçse kanë filluar të mblidhen në Gazimestan.
Para tyre në këtë vend janë pozicionuar njësi të shumta policore. Bashkë me Policinë e Kosovë ky vend sot po monitorohet edhe nga KFOR-i.
Në hyrje të pjesës ku ata do të shënojnë këtë aktivitete, zyrtarët policorë kanë kontrolluar serbët, për të parë nëse mbajnë me vete bluza me thirrje nacionaliste, sic kishin bërë vitet e kaluara.
Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe. Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.
Lajmet Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan për “Vidovdan”, Policia i kontrollon në hyrje >> Rahoveci INFO.