Mbi 20 vjet burgim për 4 të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore ka dënuar me mbi 20 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Gjykata të akuzuarit Nedeljko Spasojveiq i ka shqiptuar dënim me burgim prej 4 vite e 6 muajsh. Të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha kur ka qëndruar në paraburgim dhe burgim shtëpiak. Të njëjtit i shqipton edhe gjobë prej 4 mijë e 500 eurosh.

Të akuzuarin Marko Roshiq për veprën penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale, vrasje e rëndë, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh.

Gjykata të akuzuarit po ashtu i shqipton dënim me gjobë prej 10 mijë eurove. Të akuzuarit Dragisha Markoviq për veprën penale bashkëkryerje dhe keqpërdorim i pozitës i shqipton dënim me burgim prej 4 vitesh.

Të akuzuarit Zharko Jovanoviq për veprën penale bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës i shqipton dënim prej 4 vitesh. Po ashtu i shqipton dënim me gjobë në shumë prej 1 mijë e 500 eurove.

Avokati Tomë Gashi ka kundërshtuar dënimin me gjobë për veprën penale, që lidhet me mbajtjen në posedim të armëve të ndryshme, të katër të akuzuarve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Gashi tha se në mesin e të akuzuarve ka edhe ish-policë, e që sipas tij, për vepra kaq të rënda nuk do të duhej të shqiptohej vetëm dënim me gjobë.

“Vendimi i gjykatës për dënimin e shqiptuar  ka qenë në përputhje me ligjin. Por është e çuditshme që janë dënuar për vepra penale të rënda vetëm me gjobë. Një situatë e tillë nuk është normale. Policëve mund të ju mjaftojnë vetëm armët. Kjo i stimulon tjerët të mbajnë armë pa leje”, shtoi ai.

Ndryshe, Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Në rastin e vrasjes së Ivanoviqit, Prokuroria përfshin edhe Zhelko Bojiqin, ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe Zvonko Vesellinoviqin, biznesmen nga veriu i Kosovës.

Por, kundër tyre nuk është ngritur ndonjë akuzë në Kosovë, për shkak se janë në arrati.

Lajmet Mbi 20 vjet burgim për 4 të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>