Zbulohen armë dhe drogë në Durrës, arrestohen 15 persona, tre të tjerë shpallen në kërkim

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer” janë arrestuar e ndaluar 15 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Operacioni është finalizuar pas hetimeve proactive 2-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkoktikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

“Në  zbatim të masave të përcaktuara në  planet operacionale kombëtare “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore, bazuar në inteligjencën policore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit bazuar në referimin e bërë nga Policia regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj dhe u ndoq me metoda proaktive.”

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për 16 persona, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 persona dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht:

D. M., 53 vjeç, F. D., 44 vjeç, F. T., 57 vjeç, D. Sh., 33 vjeç, S. L., 34 vjeç, M. L., 29 vjeç, S. S., 32 vjeç, K. S., 34 vjeç,  M. J., 34 vjeç, E. P., 33 vjeç, G. T., 32 vjeç, banues në Durrës , R. K., 50 vjeç, banues në Shijak dhe Z. H., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

D. M., 41 vjeç, O. M., 20 vjeç, dhe  E. P., 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë  shtetasit Xh. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 4 persona pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike  dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën 3 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, 1 armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit  M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë.

Theksojnë se gjatë hetimeve proaktive⁠ mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë shumë blerjeve të simuluara personave të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.

Lajmet Zbulohen armë dhe drogë në Durrës, arrestohen 15 persona, tre të tjerë shpallen në kërkim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>