Von der Leyen anulon takimin me Vuçeviq pas takimit të tij me ministrin rus

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e planifikuar më parë me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq.

Siç ka konfirmuar për N1 zëdhënësi i Komisionit Evropian, është konstatuar se nuk ka nevojë që von der Leyen të takohet me Vuçeviq pas njoftimit për takimin e tij me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, në të cilin thuhet se ishte planifikuar të forcohej bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe politikave të tjera ndërmjet dy vendeve.

Ursula von der Leyen mbërriti sot në Beograd nga Bosnja dhe Hercegovina dhe më parë vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo nesër viziton Kosovën dhe Malin e Zi.

x
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!