Vjedhja e metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, Prokuroria thërret Bledi Çuçin – doli edhe në përgjime

Një hetim i nisur në Prokurorinë e Beratit për vjedhjen e një sasie të konsiderueshmë metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ka nxitur akuzen për thirrjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi do të të japë deklarime në Prokurori më 15 korrik në orën 12:00.

Burime konfirmojnë se thirrja e tij është bërë  si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

Burime për Rahoveci INFO thonë se çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për vepren penale te shpërdorimit të  detyres.

Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili është edhe drrjtues i PS-së në Poliçan.

Bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës.

Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes.

Duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse do ti kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut.

Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të 2020 kur kombinati u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh.

Hetimi ka evidentuar se lënda e parë dyshohet të jetë shitur nga ish-drejtuesit e ndërmarrjes.

Lajmet Vjedhja e metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, Prokuroria thërret Bledi Çuçin – doli edhe në përgjime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>