VIDEO/ Zyrtari i lartë amerikan takim në SPAK me Altin Dumanin

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë në Tiranë. Robinson e ka nisur vizitën me një takim paraditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Fokusi i takimit që zgjati rreth 40 minuta është fokusuar tek bashkëpunimi mes institucioneve mes dy vendeve, si edhe mbështetja e SHBA për Reformën në Drejtësi.

Siç shihet edhe nga pamjet, zyrtari i lartë amerikan teksa largohej u shoqërua nga Dumani dhe drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj.

Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Robinson pritet që të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ai do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Lajmet VIDEO/ Zyrtari i lartë amerikan takim në SPAK me Altin Dumanin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>