VIDEO/ Incident në Himarë, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës u shoqërua me tensione.

Qytetarë dhe mbështetës të Fredi Belerit u futën në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku u përplasën edhe me policinë.

Ata kërkuan largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Në momentin kur Tavo po dilte nga mbledhja, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas kanë debatuar edhe me fjalë.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan.

Mbledhja u shty për në orën 12:00, për t’u zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa u mor edhe vendimi për komandimin në krye të Bashkisë Himarë të nënkryetares Blerina Balaj.

Lexo edhe:

Goro e Beleri në burg, Këshilli bashkiak i Himarës zgjedh nënkryetaren në drejtimin e bashkisë

Lajmet VIDEO/ Incident në Himarë, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>