VIDEO/ Dritan Dajti lirohet nga qelia për varrimin e të ëmës. Shqip.com sjell pamjet

Qindra efektivë kanë blinduar këtë të shtunë varrezat e Tufinës, aty ku u zhvillua ceremonia mortore e nënës së Dritan Dajtit. Rahoveci INFO sjell pamjet nga ceremonia, ku Dajtit iu dha leja të merrte pjesë.

Sikurse duket nga pamjet, Dajti është nën ruajtjen e qindra forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Leja që zgjati fare pak, u miratua pas kërkesës së Dajtit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gatishmëria e forcave speciale dhe forcave operacionale të burgjeve zgjati deri ne momentin kur i burgosuri u eskortua sërish në qeli.

Për Dritan Dajti, Gjykata e Lartë ka kthyer burgun e përjetshëm për masakrën ku u vranë katër oficerë policie. Por, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Dajti ka hapur proces në Gjykatën e Elbasanit për llogaritjen e ditëve të burgut, një gjykim ku i dënuari ka marrë pjesë on line për shkak të dyshimeve të ndonjë arratisjeje të mundshme.

Gjykata e Elbasanit u ka dhënë kohë juristëve të burgut të Peqinit të kryejnë llogaritjen se sa burg ka kryer Dajti prej arrestimit, ndërkohë qe ata kërkojnë ndihmën e zyrave qendrore në Tiranë.

Lajmet VIDEO/ Dritan Dajti lirohet nga qelia për varrimin e të ëmës. Rahoveci INFO sjell pamjet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>