Sveçla njofton për hapjen e pikave kufitare në Merdarë e Bërnjak

Ministri i Punëve të Brednshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Kjo sipas tij është bërë pasi janë informuar se janë larguar bllokadat “ e krijuara nga esktremistë të maskuar” në territorin e Serbisë.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, tha ai.

“Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, përfundoi ministri.

Lajmet Sveçla njofton për hapjen e pikave kufitare në Merdarë e Bërnjak >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker