NACIONALE

Shiroka Pula merr letër urimi nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes së Kosovës, në letrën e urimit, presidenti austriak ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme njerëzore ndërmjet dy vendeve.

Van der Bellen ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka Pula në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në funksion të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Në letër, presidenti austriak ka ritheksuar përkushtimin e Austrisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformave dhe në përparimin e saj drejt integrimit evropian.
Në përfundim të letrës, Van der Bellen i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj, njofton Presidenca.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!