U mbyt në Durrës duke peshkuar, deti nxjerr në brigjet kroate trupin e Aurel Ndonit

Trupi i pajetë i Aurel Ndonit, i cili rreth një muaj më parë mbyt në Porto Romano teksa po peshkonte me të vëllanë, është gjetur në brigjet e Kroacisë. Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe sot kanë zhvilluar edhe ceremoninë e varrimit në fshatin e lindjes, në Grabjan të Lushnjes.

Trupi i tij ishte nxjerrë nga deti në brigjet kroate disa kohë më parë dhe qëndronte në morg i paidentifikuar.

Ditët e fundit një sinjalizim ka mbërritur pranë familjes së Aurelit dhe i vëllai së bashku me dajën e tij kanë shkuar drejt Kroacisë për të bërë identifikimin dhe sjellë trupin në atdhe.

Mbrëmjen e fatkeqësisë, më 25 shkurt, deti ishte i trazuar dhe rrymat detare që kanë qenë të forta e kanë zhvendosur trupin e 40-vjeçarit drejt veriut, brigjeve dalmate.

Me të marrë njoftim policia kufitare dhe më pas polumbarët e RENEA-s u angazhuan në një operacion kërkim-shpëtimi.

Edhe kur kërkimet zyrtare u ndërprenë, familja nuk reshti së kërkuari përgjatë të gjithë vijës bregdetare nga Shkodra deri në Kavajë, po pa rezultat deri ditën e djeshme kur trupi i tij u kthye në atdhe.

Lajmet U mbyt në Durrës duke peshkuar, deti nxjerr në brigjet kroate trupin e Aurel Ndonit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>