Tri vjet nga vdekja e Cimës, Adelina e përkujton me mall

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi, i njohur si Cima.

Kujtojmë se, artisti i njohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, derisa ishte i shtruar në spital për shkak të  COVID-19.

Në përvjetorin e tretë të vdekjes, vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi e ka përkjtuar babain me mall.

“Sot 3 vite më parë u shua një legjendë e gjallë e artit më të dashur në shqiptari , dhe u shkëput një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur arti kombëtar ishte vetë bota në Kosovën e burgosur brenda mureve të Jugosllavizmit. Cima jonë përjetësisht me ne 🕊 13.07.1949 – 26.03.2021”, ka shkruar Thaçi në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rasim Thaqi Cima (@cimachannel)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>