SPORTI

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka kritikuar ashpër FIFA-n për vendimin për pezullim të dënimit të Folarin Balogunit me një ndeshje moslojë, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e kaluar.

Ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump që i kërkoi FIFA ta shqyrtojë dënimin e Balogunit, duke konsideruar se kartoni i kuq ndaj tij ishte i padrejtë.

Dhe FIFA vendosi që dënimi me një ndeshje moslojë i Balogunit të shndërrohet me dënim me kusht, duke ia mundësuar atij që të luajë ndaj Belgjikës, të martën në mëngjes.

UEFA ka vlerësuar se FIFA ka kaluar vijën e kuqe dhe ka minuar integritetin e lojës.

“Shpresim mosbesimin tonë ndaj një vendimi të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, ka thënë UEFA në një deklaratë të lëshuar të hënën.

“Kur siguria e rregullave nuk garantohet më nga mbrojtësit e saj, integriteti i lojës është në rrezik dhe besueshmëria e një gare minohet”, shkruan tutje në reagimin e shtëpisë evropiane të futbollit.

Reagimet janë të shumta lidhur me vendimin e FIFA-s, të nxitur nga telefonata e Trumpit

Related Articles

Back to top button
error: JO !!