SPORTI

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane

Njësoi si vitin e kaluar, Ballkani sërish është përshëndetur me garat evropiane pas humbjes në penallti. Këtë herë ndaj skuadrës irlandeze Bohemians.

“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në kohën e rregullt, por një gol i vonshëm ndikoi që rezultati të bëhet 3-2 dhe të shkojë në vazhdime, e pastaj në 11-metërsh.

Valentin Serebe e hapi serinë e golave për të shënuar pas vetëm 10 minutave lojë.

Megjithatë, mysafirët u rikthyen përmes James-Taylor që ishte i saktë nga pika e bardhë (20’).

Ballkani ishte fantastike në fillimin e pjesës së dytë, ku Giovanni shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe për ta rikthyer epërsinë (50’).

Vetëm tetë minuta më vonë, Serebe dhuroi një tjetër asistim – këtë herë te Toni Domgjoni për ta bërë rezultatin në 3-1 (58’).

Kur mendohej se Ballkani siguroi avancimin, mysafirët u rikthyen në lojë përmes Hickey që shënoi nga afërsia dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime (88’).

As në dy pjesët nga 15 minuta nuk kishte gol kësisoj u nevojiten nga penalltia, ku Bajram Jashanica rezultoi të jetë fytyra tragjike.

Vetëm Jashanica dështoi ta dërgonte topin në rrjetë, me mysafirët që ishin të pagabueshëm për të realizuar pesë sosh

Related Articles

Back to top button
error: JO !!